Futbollisti kosovar është lënduar rëndë në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Milanit dhe sezoni i tij duket se ka përfunduar tashmë
Lajme të këqija për Valon Behramin.
Futbollisti kosovar duket se e ka humbur sezonin pas lëndimit të rëndë që e ka pësuar në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Milanit në San Siro, shkruan express.
Ish-përfaqësuesi zviceran ka qenë i detyruar ta linte lojën me barelë në minutën e 31-të të pjesës së dytë për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës së djathtë.
Duket se bëhet fjalë për një krisje, e cila mund ta detyrojë futbollistin të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një kohë shumë të gjatë.
“Duket një rast shqetësues. Është një lëndim i rëndë, shpresoj të gabohem. Valoni është një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne”, ka thënë trajneri i ekipit friulian, Igor Tudor për Sky Sport.
Behrami është kapiten i Udineses dhe kontribuoi në barazimin 1:1 ndaj Milanit.
Mirëpo, mesfushori shkatërrues ishte i pafat pasi u detyrua të largohej nga loja para kohe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.