×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    ​Liverpool kompleton transferimin pas mbylljes së afatit kalimtar

    Reporteri
    04 Shtator 2026 | 14:07

    Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e francezit Djylian N’Guessan nga Saint-Etienne.

    18-vjeçari do t’i bashkohet zyrtarisht “Reds” në janar, ndërsa deri në fund të sezonit 2026/27 do të qëndrojë në huazim te Stade Brestois në ‘Ligue 1’.

    N’Guessan, i cili luan si sulmues qendror, ka bërë 13 paraqitje me ekipin e parë të Saint-Etienne dhe është reprezentues i Francës U20.

    Liverpooli nuk e ka bërë të ditur shumën e transferimit, por raportohet se marrëveshja kap të paktën 4.3 milionë funte, me bonuse të mundshme.

    Talenti francez vlerësohet për teknikën, lëvizjen mes linjave dhe aftësinë për të shënuar me të dyja këmbët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!