×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool mposht Chelsean, tani pret gabimin e Cityt për ta prekur titullin

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 19:37

    Liverpool ka kaluar sprovën e fundit të vështirë në rrugën për titullin kampion.


    “Reds” mposhtën Chelsean në “Anfield” me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 34-të të Premierligës.

    Golin e parë në ndeshje e shënoi Sadio Mane në minutën e 51-të pas një krosimi të shkurtër nga Henderson.

    Dy minuta më vonë, Mohamed Salah shënoi golin e dytë me një super predhë nga jashtë zonës.

    Klopp rezervoi disa minuta në fund edhe për Shaqirin, i cili rikthehet të luaj pas disa muajsh.

    Me këtë fitore, Liverpool mban kreun e Premierligës me 85 pikë, dy më shumë se City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!