Skuadra e Llapit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ekipi nga Podujeva e mposhti pas penalltive Malishevën.

Ndeshja në 120 minuta u mbyll me shifrat e barabarta 2:2.

Reklamë

Kujtojmë që ekipi i Tahir Batatinas, ishte duke humbur deri në sekondat e fundit të ndeshjes dhe më pas Ajvazi shënoi me kokë për ta dërguar ndeshjen në penallti.

Golat për Malishevën i shënoi: Mevlan Zeka (2).