×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Lojtari amerikan i kriketit përjashtohet për tetë vjet nga të gjitha aktivitetet

    Reporteri
    03 Gusht 2026 | 20:03

    Lojtari amerikan i kriketit, Bodugum Akhilesh Reddy, është pezulluar për tetë vjet nga të gjitha aktivitetet e kriketit, pasi u shpall fajtor për shkelje të rënda të rregullave kundër korrupsionit nga Tribunali Anti-Korrupsion i Këshillit Ndërkombëtar të Kriketit (ICC).

    Reddy, i cili ishte pezulluar përkohësisht që nga nëntori, u dënua për disa shkelje, përfshirë trukimin e ndeshjeve, tentativën për të rekrutuar persona të tjerë për manipulimin e rezultateve, si dhe shkatërrimin e provave që lidhen me hetimin.

    Sipas ICC-së, akuzat lidhen me turneun Abu Dhabi T10 të zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë vitit 2025.

    26-vjeçari ka zhvilluar katër ndeshje ndërkombëtare në formatin T20 me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara, duke regjistruar një wicket. Ai debutoi me ekipin kombëtar në Kupën T20 të Amerikës së Veriut, në ndeshjen kundër Ishujve Kajman.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!