Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur për ndeshjen Kosovë-Turqi, e cila do të zhvillohet këtë të martë në Prishtin, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Sipas tij, Turqia mbetet favorit në këtë përballje, por Kosova ka treguar ndryshim të madh pas ndeshjes me Zvicrën, si në aspektin teknik ashtu edhe në vetëbesim.

Cana theksoi se kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për Kosovën, duke e cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë. Ai vlerësoi përparimin e ekipit, duke theksuar ndikimin e trajnerit dhe forcimin e shpirtit të grupit.

Reklamë

“Turqia mbetet favoritja e madhe, por ekipi i Kosovës ka ndryshuar shumë, si në aspektin taktik ashtu edhe në vetëbesim. Ka ndodhur një transformim brenda skuadrës, ku lojtarët kanë gjetur forcë, besim dhe shpirt luftarak.”, tha ai në euronews.

Ai shtoi se profesionalizmi dhe ndjenja e përfaqësimit të vendit janë thelbësore për suksesin, duke vlerësuar angazhimin e futbollistëve në këtë rrugëtim.