×
  • Sport
  • Sport

    Luca Doncic ia shkakton humbjen më të thellë Warriors-ave që prej vitit 2007

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 10:24

    Dallas Mavericks kanë deklasuar Golden State Warriors me rezultat të thellë 125 – 91, duke i shkaktuar atyre humbjen më të thellë që prej vitit 2007.

    Luca Doncic ishte MVP i ndeshjes me një triple-double, duke regjistruar kështu 23 pikë, 10 asiste dhe 11 kërcime, dhe ishte padyshim ylli i mbrëmjes, shkruan Reporteri.net

    Warriors u paraqitën pa yllin kryesor të tyre Steph Curry i cili mungoi për shkak të një lëndimi.

    Mbrëmë u luajtën edhe disa ndeshje tjera ku veçohet humbja e Boston Celtics, të cilët u mposhtën nga Charlotte Hornets me rezultat 124 – 117.

    Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

    Washington Wizards vs Miami Heat 108 – 113

    Atlanta Hawks vs Philadelphia 76ers 129 – 127

    Chicago Bulls vs Utah Jazz 83 – 114

    Memphis Grizzlies vs Minnesota Timberwolves 99 – 112

    Portland Trail Blazers vs Detroit Pistons 117 – 112

    Sacramento Kings vs Phoenix Suns 112 – 103
    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!