Gjatë këtyre ditëve disa qytete të Kosovës u përmbytën nga shiu i pandërprerë.

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës ka publikuar disa foto të gjendjes jo të mirë në një qytet të Kosovës.

Reklamë

“Pray for Kosova”, ka shkruar futbollisti shqiptar në rrjetet sociale.

Këtë reagim, lojtari e bëri sot – menjëherë pas humbjes ndaj Brentfordit në Premier League me fanellën e Sunderlandit.