Paris Saint-Germaini e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht. Skuadra franceze e mposhti Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive 4:3 të shtunën mbrëma, në finalen e zhvilluar në stadiumin “Pushkash Arena”, në Budapest të Hungarisë.
Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron reagoi duke thënë se e gjithë Franca është krenarw për këtë arritje.
“Një yll i ri shkëlqen mbi Paris! Bravo PSG-së, që po e bën të gjithë Evropën të ëndërrojë. Franca është krenare”, shkruan Macron në X.