Kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, sot feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur 35 vjet.
Me këtë rast, Federata e Xhudos e Kosovës e ka uruar Majlindën përmes një postimi në Facebook, duke vlerësuar kontributin dhe sukseset e saj të jashtëzakonshme në sport.
“Nën drejtimin e Kryemjeshtrit Driton Kuka, Majlinda Kosovës i solli një medalje olimpike, tri medalje botërore, pesë medalje evropiane, dy medalje në Masters, 11 medalje në Grand Slam, 12 medalje në Grand Prix dhe 10 medalje në Kupat Botërore”, thuhet në postimin e federatës.