×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda Kelmendi në rolin e Aziz Salihut, ankohet për para

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 14:30

    Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, i ka shpeshtuar ankesat lidhur me mbështetjen financiare.

    Tani, përveç ankesave ndaj institucioneve, Majlinda Kelmendi është ankuar edhe ndaj sponsorëve, duke thënë se nuk e kupton si një kampione olimpike ta ketë vetëm një sponsor, shkruan Reporteri.net.

    “Unë jam bërë kampione olimpike edhe prej vitit 2016 nuk ka ardhur asnjë sponzor për mu. Ka qenë e kundërta, i kam pasur tre sponsorë ndërsa sot e kam vetëm një. Kjo është me u çudit, nuk e di as vet pse ndodh kjo. Nuk është që Kosova i ka 200 kampiona olimpik, e ka veç njo”, ka thënë Kelmendi.

    Këto deklarata të kampiones së pakontestueshme në xhudo, erdhën gjatë prezantimit të sponsorit të vetëm të klubit të xhudos “Ippon”, që do të jetë Agjencioni për Financim në Kosovë(AFK).

    Sidoqoftë, këto deklarata të Kelmendit po krahasohen me ato të ish-boksierit kosovar, Aziz Salihu, i cili e pati shndërruar në specialitet ankesën për para.

    Ndryshe, Kelmendi më herët ishte ankuar për mosmbështetje nga institucionet, mirëpo kohët e fundit ajo ka marrë vëmendjen e duhur./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!