Fansat e Malit të Zi njihen si ndër fansat më të zjarrt të Europës por në të njejtën kohë edhe si fansat më huliganë të Europës.


Mali i Zi dhe Anglia u takuan para një jave në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020 të cilën Anglia e fitoi me rezultat të thelle 1-5, shkruan Reporteri.net

Disa tifozë malazez rrëmbyen disa flamuj të tifozëve anglez por një prej tyre kishte rastisur të ishte më i veçantë.

Reklamë

“Lewis 2002-2006” ishte flamuri i një tifozi i cili e kishte bërë flamurin në kujtim të djalit të tij i cili kishte vdekur vetëm 4 vite pas lindjes së tij.

Kur fansat malazez dëgjuan të vërtetën e flamurit të anglezëve, ata rikthyen flamurin tek babai i Lewisit të ndjerë./Reporteri.net