×
  • Sport
  • Sport

    Më i miri i të gjitha kohëve? Ronaldo, lojtari i parë që i fiton tri ligat e mëdha

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 21:58

    Pasi gjatë karrierës i kishte fituar edhe titujt e Premierligës dhe të La Ligës, superylli portugez, Cristiano Ronaldo, e ka shtuar edhe titullin e Serisë A në koleksionin e tij me klubin e ri, Juventusin.


    Cristiano Ronaldo shkruan historinë! Ligë tjetër, i njëjti rezultati: titulli i ligës vendore për superyllin portugez, shkruan Goal.com, transmeton  Express. Pasi që Juventusi e siguroi titullin e Serisë A me fitoren 2:1 kundër Fiorentinës të shtunën, Ronaldo u bë lojtari i parë që i fiton titujt e tri ligave më të mëdha të Evropës: Serie A, Premierliga dhe La Liga.

    Rëndësia e kësaj arritjeje do të vihet në dyshim nga shuam tifozë të futbollit, veçanërisht pasi që kjo vjen vetëm katër ditë pas eliminimit tronditës nga Liga e Kampionëve në duart e Ajaxit, që përkundër që ka skuadër më të lirë, ishte shumë më emocionues këtë sezon në Evropë.

    Arritja e Ronaldos nuk ishte e papritshme pasi që ky është titulli i tetë radhazi i Serisë A për Juventusin, me ende pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, dhe në asnjë pikë të sezonit nuk dukej se ndonjë klub do t’ia rrezikonte titullin Ronaldos dhe bashkëlojtarëve të tij.

    Juventusi kishte qenë favorit për këtë trofe edhe para se të transferohej Ronaldo nga Real Madridi verën e kaluar. Por, transferimi i pesë-herë fituesit të Topit të Artë duket se e bëri titullin e Serisë A edhe më të sigurt për “Zonjën e Vjetër”.

    Megjithatë, Ronaldo e përdori këtë transferim për ta thumbuar rivalin e tij të vjetër, Lionel Messin, i cili duket se do ta përfundojë karrierën e tij duke qenë vetëm futbollist i Barcelonës.

    “Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali dhe për ekipin kombëtar, ndërsa ai është ende në Spanjë. Ndoshta ai ka nevojë më shumë për mua. Për mua, jeta është sfidë”, ishte shprehur Ronaldo.

    Të qenit lojtari i parë që e fiton titullin në tri ligat më të mëdha të Evropës është një arritje e madhe për Ronaldon, mirëpo për shkak të nivelit të ulët të garës për titull në Serie A, kjo arritje nuk duket se e përforcon pretendimin se Ronaldo është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

    Triumfi në Ligën e Kampionëve me një ekip të tretë – një që s’e ka fituar këtë titull të kampionit evropian që nga viti 1996 – kjo është një sfidë e madhe. Mirëpo, për dallim nga Serie A, kjo gjë nuk po rezulton të jetë e lehtë për Ronaldon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!