Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare e nisi garimin nga xhiroja e dytë, pasi në të parën ishte e lirë. Në xhiron e dytë, Fazliu e mposhti turken Ozlem Yildiz, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj francezes Doris Boursas, duke siguruar kështu finalen.

Në luftën për medaljen e artë, Fazliu u përball me italianen Carlota Avanzato, por nuk arriti ta mposhtë kundërshtaren dhe në fund u desh të kënaqej me medaljen e argjendtë.

Reklamë

Kështu, Laura Fazliu i sjell Kosovës një tjetër medalje nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u shpallur nënkampione në kategorinë deri në 63 kilogramë.