×
  • Sport
  • Sport

    Mediat bullgare paralajmërojnë kombëtaren e tyre për Kosovën

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 11:51

    Danimarka mezi shpëtoi në momentet e fundit nga humbja kundër Kosovës, në një ndeshje miqësore që u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë.


    Danezët arritën të barazonin në kohën shtesë rezultatin 2:2 kundër ‘dardanëve’, të cilët patën paraqitjen fantastike kundër kombëtares që renditet në vendin e dhjetë në ranglistën botërore të FIFA-së.

    “Kosova tregoi se çfarë i pret “luanët” në Prishtinë”, “Bullgarinë e pret një kombëtare e madhe në Prishtinë” janë disa prej titujve të mediave bullgare, të cilat kanë raportuar në detaje ndeshjen e mbrëmshme.

    E gjithë kjo pasi që kombëtarja bullgare do të ballafaqohet me forcën reale të Kosovës gjatë të hënës me fillim në ora 20:45 në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020.

    Vlen të theksohet se në 12 muajt e fundit skandinavët nuk kishin pësuar gol kundër kombëtareve të mëdha, të tilla, si Kili, Suedia, Meksika, Franca dhe Uellsi.

    Ndryshe, Bullgaria gjatë ditës së sotme e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Grupit A, ku pos Kosovës, ndodhen edhe Anglia dhe Republika Çeke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!