Ka nisur zyrtarisht Botërori, ndërsa nuk ka vonuar shumë goli i parë i turneut.

Kombëtarja e Meksikës ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Afrikës së Jugut në minutën e 9-të të takimit. Julian Quinones përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e afrikanëve dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin.

Meksikanët kishin paralajmëruar golin që në minutën e 5-të, kur Jimenez iu afrua avantazhit, por portieri Williams reagoi në mënyrë spektakolare duke shpëtuar ekipin e tij.

Reklamë

Ndërkohë, momenti i parë i diskutueshëm erdhi në minutën e 3-të, kur Aubrey Modiba ndërhyri ashpër ndaj një kundërshtari. Gjyqtari akordoi vetëm faull, pa nxjerrë karton.