Humbja e Anthony Joshuas nga meksikani Andy Ruiz ka qenë njëra ndër surprizat më interesante në botën e boksit.


Ruiz nokautoi Joshuan plotë 4 herë deri në momentin që gjyqtari i ndeshjes ndërpreu meçin për shkak se pa anglezin që nuk ishte i aftë të vazhdonte më tepër, shkruan Reporteri.net

Vetëm një javë më vonë, menaxheri i britanikut, Eddie Hearn ka zbuluar në një intervistë detaje shokuese rreth meçit që qoi peshë mediat kudo në botë.

Reklamë

Hearn ka zbuluar se Joshuas i kujtohet shumë pak nga raundi i tretë gjatë humbjes ndaj Andy Ruizit.

Reklamë

“Mjekët nuk na treguan neve asgjë. Atij nuk i kujtohet asgjë prej raundit të tretë”, ka thënë Hearn.

“Në fakt, ai ka marrur gjëra pozitive prej faktit se arriti të vazhdojë edhe 4 raunde të tjera pas asaj, pasi ai tha se ndjenjat e tij nuk ishin aty”, ka zbuluar menaxheri i tij.

Joshua dhe ekipi i tij këtë javë kanë shfrytëzuar të drejtën për ta aktivizuar klauzolën e rimeçit që ishte në kontratën e luftës, e cila ishte e vendosur të zhvillohej në dimër, me gjasa në Angli.

Reklamë

Hearn poashtu beson se anglezi kishte shumë vetëbesim, gjë që i kushtoi atij në humbjen e parë në karrierën e tij profesionale.

Ai ka nënvizuar se Joshua kishte shumë vetëbesim dhe se kjo është humbja më e madhe e tij, por është në dorën e tij tani të reagojë dhe të rikthehet në krye./Reporteri.net/