×
  • Sport
  • Sport

    Mesfushori serb i Genoas: “Pas bombardimeve të 99-ës asgjë nuk më frikson më”

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 13:25

    Ivan Radovanoviç, mesfushori i klubit italian Genoa, ka thënë për mediat italiane se bombardimet në vendin e tij në vitin 1999 kishin një ndikim të madh në zhvillimin e tij.


    Të dielën ishte 20-vjetori nga bombardimet ajrore të NATO-s në Serbi dhe mesfushori ka shfrytëzuar mundësinë të flas për mediat italiane, shkruan Reporteri.net

    “Sot nuk kam frikë nga asgjë. Imagjinojeni që unë të mërzitem nga ndonjë goditje e keqe apo ndonjë gabim, pas gjithë asaj që ndodhi në vitin 1999” ka thënë Radovanoviç.

    Kujtojmë që Genoa u bë ekipi i parë që i shkakton humbje Juventusit në Seria A këtë sezonë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!