Derbi më i madh në vendin tonë do të zhvillohet të dielën nga ora 20:00. Por jo vetëm kaq, pasi ky derbi tashmë është vendosur që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri të kryeqytetit.


Detajet e tjera lidhur me këtë ndeshje, si ndarja e tribunave dhe çmimi i biletave nuk janë zyrtarizuar ende, por që kanë mbetur të diskutohen.

Kjo do të jetë hera e parë që prej vitit 2001 që derbi do të luhet jashtë stadiumit të Gjilanit.

Reklamë

Dueli Drita-Gjilani do të zhvillohet në kuadër të javës së 26-të të Ipko Superligës.