×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet dita kur do të prezantohet trajneri i ri i Shqipërisë

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 10:53

    Kombëtarja e Shqipërisë, tash e disa javë është ende pa trajner, ndërkohë që flitet se Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë të martën trajnerin e ri të Kombëtares.


    Një ndër emrat më të përfolur për të zënë vendin e italianit Christian Panucci është Edy Reja, shkruan Reporteri.net

    Ish-tekniku i Lazio-s, Napol-it e Atalanta-s ishte i pranishëm në ndeshjen e “Loro Boriçit”, ku Shqipëria u mund nga Turqia, por edhe pse u tha se ai kishte ardhur për të vëzhguar dy nga lojtarët e kombëtares sonë, duket se nuk ka qenë kështu.

    Mediat italiane raportuan se Armand Duka është takuar me trajnerin 73-vjeçar dhe vetëm detajet e fundit kishin mbetur pa u zyrtarizuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!