×
  • Sport
  • Sport

    Messi ka disa fjalë për Barcelonën ‘spektakolare’

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 23:40

    Lionel Messi e ka quajtur spektakolare skuadrën e Barcelonës, pas triumfit ndaj Manchester Unitedit dhe arritjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas plot pesë viteve.


    Messi e frymëzoi Barcelonën drejt gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2015, duke shënuar dy gola në triumfin 3:0 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e kthimit.

    Pas ndeshjes, superylli argjentinas tha se skuadra ishte nervoze në pesë minutat e parë të takimit, por e quajti atë spektakolare për lojën e tretuar më pas.

    “Spektakolar, këta jemi ne. Pesë minutat e parë ishin të ftohtë, ne ishim nervoz.

    Ai foli edhe për dy golat e tij, të parat në fazën çerekfinale që prej vitit 2013.

    “Isha më fat që (goli i parë) përfundoi në rrjet, në të dytin isha më me shumë fat. Ama me rëndësi është se ne e arritëm qëllimin për ta kaluar çerekfinalen, të cilën nuk e kemi bërë për një kohë të gjatë”, shtoi Messi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!