×
  • Sport
  • Sport

    Messi me shokë kualifikohen në gjysmë finale

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 23:00

    Lionel Messi e ka frymëzuar Barcelonën drejt gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2015, duke shënuar dy gola në triumfin 3:0 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e kthimit.


    Pas një fillimi të vështirë për vendasit, Lionel Messi shpërtheu duke shënuar dy gola të shpejtë para se Philippe Coutinho ta realizonte golin e tretë, që nënkupton se Barcelona kalon në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 4:0 në dy ndeshje, sepse ndeshjen e parë në Old Trafford e kishte fituar 1:0.

    Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer po shpresonte në një rikthim tjetër sensacional pas atij ndaj Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales, dhe pati një fillim të ëndërruar në çerekun e parë të lojës.

    Marcus Rashford se goditi shtyllën në minutën e parë pas një superaksioni të vizitorëve. Por, kjo ishte e gjitha çka mundi të ofroi gjiganti anglez në këtë takim.

    Pas një çereku lojë, Lionel Messi mori frenat në dorë dhe e kaloi Barçën në epërsi, pas një veprimi fantastik individual duke e kaluar Ashley Young dhe Fred para se të godiste nga rreth 25 metra lartësi.

    Vetëm katër minuta më vonë, Messi e dyfishoi epërsinë duke gjuajtur nga largësia, këtë herë më këmbën e tij jo favorite, pjesërisht falë David de Geas që lejoi që topi t’i rrëshqasë nën duar.

    Barça pati një pjesë të dytë më të qetë dhe shënoi edhe një herë me goditjen e vetme në portë. Philippe Coutinho e dërrmoi portën e De Geas nga rreth 30 metra lartësi.

    Unitedi nuk e pati asnjë goditje në kornizë të portës në pjesën e dytë.

    Barça në gjysmëfinale e pret fituesin e duelit çerekfinal mes Liverpoolit dhe Portos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!