×
  • Sport
  • Sport

    Messi u përplas keq me tifozët e Barcelonës në aeroportin e Liverpoolit

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 14:10

    Lionel Messi, që zakonisht është i qetë, u përfshi në një përleshje me vetë tifozët e Barcelonës në aeroport, gjatë kohës sa ai po kthehej nga Liverpooli në Barcelonën, mbrëmë.


    Ylli argjentinas nuk kishte qenë në gjendje ta ndalë skuadrën e Jurgen Kloppit, që e përmbysi rezultatin nga disfata 3:0 në ndeshjen e parë në fitore 4:0 në ndeshjen kthyese. Me këtë fitore në gjysmëfinale, Liverpooli e siguroi një vend në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

    Pas ndeshjes, Mundo Deportivo raporton se Messi, i cili vlerësohet nga shumë tifozë si futbollisti më i mirë në botë, u kap me disa tifozë të zemëruar, të cilët iu kundërvunë atij në aeroportin “John Lennon Airport”.

    Argjentinasi u largua nga stadiumi “Anfield” me lot në sy dhe ishte e qartë që ai ishte i zemëruar me rezultatin tronditës të ndeshjes.

    Ai nuk shkoi në aeroport me bashkëlojtarët e tij, sepse u ndal për teste kundër dopingut dhe u detyrua të bëjë plane të tjera për t’u kthyer në Spanjë. Lojtari që zgjidhet për testet kundër dopingut bëhen në mënyrë rastësore.

    Pas kësaj, Messi u shoqërua në aeroport nga rojet personale të sigurimit dhe trajneri Pepe Costa. Brenda në aeroport, një grup i vogël i tifozëve thuhet se iu kundërvunë Messit dhe sigurimi u detyrua ta largojë argjentinasin nga aty që të mos eskalojë situata.

    Në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes dy skuadrave, Messi kishte shkëlqyer me dy golat e tij, njëra prej të cilave kishte qenë nga gjuajtja e lirë. Por, në ndeshjen kthyese, ai nuk arriti të bëjë asgjë për ta ndalur Liverpoolin, që fitoi me rezultat 4:0, falë golave të Divock Origit dhe Georginio Wijnaldumit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!