Milot Rashica nuk e ka harruar klubin që i dha gjithçka, prek zemrat me veprimin e fundit

Vushtrria edhe zyrtarisht ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë.


Pavarsisht humbjes nga Dukagjini sot, të besuarit e Samuel Nikaj edhe matematikisht e kanë siguruar rikthimin në elitë.

Tashmë, skuadra nga Vushtrria ka 63 pikë të grumbulluara, tetë më shumë se Besa e cila renditet në vendin e tretë.

Ndërkaq, për ta festuar këtë arritje, Vushtrria do të organizojë festë në “Ferki Aliu” në ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut.

Për rikthimin në Superligë, klubin e Vushtrrisë e ka uruar edhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica.

22-vjeçari ka shpërndarë një postim ku shkruhet për rikthimin e klubit kosovar në elitë.

Ylli vushtrrias e nisi karrierën e tij te Vushtrria, prej ku depërtoi në Evropë.