×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    “Mirë se erdhe, kampione”, Donjeta të hënën në konferencë me medaljen e saj të artë

    Reporteri
    29 Gusht 2026 | 13:48

    Federata e Boksit e Kosovës do të organizojë të hënën konferencë për media me rastin e rikthimit të kampiones së Kosovës, Donjeta Sadiku, pas triumfit të saj në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në Itali.

    “Donjeta Sadiku shkëlqeu në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, duke fituar medaljen e artë dhe duke u shpallur Kampione e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026”.

    “Me këtë rast, Federata e Boksit e Kosovës fton të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në konferencën për media”.

    Konferenca do të mbahet të hënën më 31 gusht në ora 12:00.

    “Në këtë konferencë do të flitet për suksesin e Donjeta Sadikut në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, rrugëtimin drejt medaljes së artë, si dhe për rëndësinë e këtij triumfi për boksin dhe sportin e Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!