Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në elitën e futbollit rus, duke gjetur rrugën e rrjetës për Rubin Kazanin në ndeshjen ndaj Krasnodarit, shkruan Reporteri.net.
Sulmuesi shqiptar realizoi një gol të bukur në minutën e 13-të, duke i dhënë epërsinë 1:0 Rubin Kazanit në sfidën e javës së parë të kampionatit rus.
Daku shfrytëzoi mjaft mirë rastin e krijuar dhe me një përfundim të saktë mposhti portierin kundërshtar.
1-0 Daku
(https://t.co/gNakQxx3g8) pic.twitter.com/mnNcl6sB7O— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 26, 2026