Luka Modriq ka mbyllur para kohe sezonin me Milanin pas një dëmtimi të rëndë të pësuar gjatë ndeshjes kundër Juventusit.

Ekzaminimet mjekësore konfirmuan një frakturë në kockën e mollëzës së majtë, e shkaktuar nga një përplasje e fortë me Manuel Locatellin.

Mesfushori kroat pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të riparuar dëmtimin. Mediat kroate raportojnë se 40-vjeçari do të humbasë katër javët e fundit të kampionatit italian, duke e lënë ekipin e Allegrit pa një lider në mesfushë.

Reklamë

Megjithatë, pjesëmarrja e tij në Botëror nuk duket të jetë në rrezik. Për të luajtur me kombëtaren e Kroacisë në turneun e verës, Modric do të duhet të përdorë një maskë të posaçme mbrojtëse në fytyrë.