Oleksandr Usyk i ka shpëtuar një prej dështimeve më të mëdha në historinë e boksit, duke mposhtur me ndërprerje nga referi në raundin e 11-të ish-kikboksierin Rico Verhoeven, në meçin e zhvilluar para piramidave të Egjiptit në Giza.

Ndonëse holandezi po zhvillonte vetëm meçin e tij të dytë profesional, ai e vuri seriozisht në rrezik rekordit perfekt të ukrainasit.

Usyk arriti ta rrëzonte Verhoeven-in me një uppercut të fuqishëm të së majtës, përpara se referi të ndërhynte dhe të ndërpiste meçin vetëm një sekondë para përfundimit të raundit të 11-të, një vendim ky që nxiti mjaft polemika.

Reklamë

Pas fitores, i pranishëm në të cilën ishte edhe Anthony Joshua, Usyk u shpreh i emocionuar:

“Kjo luftë ishte e vështirë. Ishte një meç i mirë… E di që tani njerëzit ukrainas janë në strehimore, edhe vajza ime po ashtu. Ajo më dërgoi një mesazh ku shkruhej: ‘Babi, të dua, ti do të fitosh’.”

Nga ana tjetër, Verhoeven u shpreh i zhgënjyer me vendimin e referit për ndërprerjen e hershme dhe kërkoi menjëherë rimeç:

“Mendova se ishte një ndërprerje e hershme… Doja që referi të më linte të rrezohesha me nder (në fushëbetejë) ose të më linte të shkoja në raundin e 12-të. Ndjeva se ishim pothuajse barabartë me pikë.”

Reklamë