Inter kërkon të gjejë zëvendësimin e duhur për postin e trajnerit dhe ata janë duke shikuar për një ish-drejtues të Chelseas, Mourinho-n ose Conte-n.


Fitorja në derbin e “Madoninës” para pushimit të ndeshjeve të Kombëtareve e ka ulur tensionin në stolin “zikaltër”, por eliminimi nga Liga e Europës ka shtyrë drejtuesit e Interit të kërkojnë ndryshimin e trajnerit, shkruan Reporteri.net

Në rast se Interi shkarkon Luciano Spalletin në fund të sezonit, atëherë klubi nga Milano do të kërkoj njërin ndërmjet Jose Mourinhos dhe Antonio Contes.

Reklamë

Preferencat e drejtuesve të Interit janë padyshim për portugezin pasi me të fituan “tripletën” në vitin 2010 dhe Mourinho la derën hapur për një rikthim të mundshëm. Por duke parë mundësinë që edhe Conte e ka dëshmuar vetën në dy ligat më të forta në botë drejtuesit e “zikaltër” kanë lënë si mundësi italianin.

Mourinho pak ditë më parë kishte thënë se ishte i hapur për të menagjuar në një ligë të re ndërsa Conte sot ka pasur gjyqin me ish-klubin e tij Chelsean për dëmshpërblimin e shkarkimit të tij në vlerë prej 9 milionë funteve./Reporteri.net