×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / Trajneri i Realit

    Mourinho: Finalja e Botërorit duhet të luhet në “Bernabeu”

    Reporteri
    11 Shtator 2026 | 17:00

    Real Madridi po përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat, me kundërshtar Rajo Vajekanon.

    Në prag të sfidës, Jose Mourinho u ndal në disa prej temave më të diskutuara të momentit, duke folur edhe për situatën e Vinicius Junior dhe për stadiumin ku, sipas tij, duhet të zhvillohet finalja e Kupës së Botës.

    Për Vinicius, Mourinho pranon se reagimi i tifozëve e ka trishtuar, por thekson se braziliani ka dhënë shumë për fanellën e Real Madridit dhe se forma e tij më e mirë do të rikthehet.

    “E kam të vështirë të mos ndihem i trishtuar. Jam shumë kërkues me lojtarët e mi dhe respektoj atë që jep gjithçka në fushë. Vinicius ka bërë shumë për këtë klub. Sa Champions ka fituar këtu? Sa gola ka shënuar? Është një pemë me shumë fruta dhe njerëzit hedhin gurë sepse duan fruta. Viniciusi më i mirë do të vijë. Do të rikthehet ai i sezonit të kaluar”, tha Mourinho.

    Marok, Spanjë, apo Portugali. Në konferencë, Mourinho foli edhe për finalen e Kupës së Botës , pa e fshehur dëshirën e tij për vendin se ku do të dëshironte që të zhvillohej.

    “Një gjë është se ku duhet të zhvillohet finalja dhe tjetër gjë është se ku do të doja të zhvillohej. Më pëlqen të jetë në Lisbonë. Nëse mund të luash në një stadium mitik, historik, ku kanë luajtur disa prej futbollistëve më të mirë në historinë e këtij sporti, atëherë finalja duhet të zhvillohet këtu, në Bernabeu. Dhe këtë do ta thosha edhe nëse do të isha trajner i Benficas”, tha Mourinho.

    Ndërkohë, përballë Real Madridit do të jetë Rayo Vallecano, që pritet ta nisë sfidën me Ivan Balliun nga minuta e parë.

    Marash Kumbulla, nga ana tjetër, sapo është rikthyer në stërvitje me grupin dhe nuk pritet të jetë ende gati për këtë takim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!