Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur një grua.

Rasti ka ndodhur të dielën, më 23 nëntor, rreth orës 16:00.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Reklamë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.