×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho konfirmon kur do të rikthehet në menagjim

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 19:52

    Jose Mourinho është momentalisht i papunë që prej se ai u shkarkua nga skuadra e Manchester United.

    Ai u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit pas rezultateve jo të kënaqshme që ai pati me klubin anglez, shkruan Reporteri.net

    Së fundi ai ka folur rreth rikthimit të mundshëm të tij në menagjment dhe për klubin e tij të ardhshëm.

    “Ajo se çfarë kam në mendje është se unë do të rikthehem gjatë verës, në qershor, me një klub të ri dhe me një parasezonë”

    Mourinho tregon poashtu se ka pasur oferta prej se ai u shkarkua nga Manchester United por i ka refuzuar për disa arsye.

    “E di saktësisht se çfarë nuk dua dhe kjo është pikërisht arsyeja pse une kam refuzuar 3 apo 4 oferta. Është dashtë t’i them jo” ka thënë Mourinho i cili është duke pritur një klub që i jep fuqi totale në transferime dhe kohë të mjaftueshme./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!