×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho zbulon gjithçka: Kështu e mposhta Barcelonën në vitin 2010

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 16:09

    Jose Mourinho, ish trajneri i skuadrës që fitoi tripletën në vitin 2010, ka zbuluar sekretet e fitores historike në San Siro.


    Më 20 prill, Inter mposhti Barcelonën e Pep Guardiolës me rezultat 3-1, kur Interi luajti një ndër ndeshjet më të mira të atij sezoni fantastik, shkruan Reporteri.net

    Kështu që Jose Mourinho ka zbuluar lëvizjet e tij taktike që quan në atë rezultat të pabesueshëm.

    “Natyrisht, çelësi i strategjisë sonë për t’i mposhtur ata ishte kryesisht kur rrëmbenim topin dhe dilnim në tranzicion. Ne ishim shumë kompakt në fazën mbrojtëse, duke i vënë Pandev dhe Eto’o më mbrapa në mënyrë që t’i ndalonim kundërzbritjet e tyre të Alves dhe Maxwell.

    “Çelësi ishte që të sulmonim hapsirat që ata lenin kur dilnin në ofanzivë. Maicon ishte me të vërtetë fenomenal në kryerjen e asaj pune në këtë lojë dhe ndaljen e Maxëellit, një futbollist i cili ishte shumë i fortë në posedim por jo aq i fortë në anën defanzive.

    “Nga ana tjetër ishte Dani Alves, i cili gjithmonë shkonte thellë për të sulmuar hapsirën e mundshme të lënë nga ana e jonë, ndërsa ne dyfishuam Messin. Qëllimi ynë ishte që Puyol dhe Pique të vendosen në mes rrjedhimisht, ata ishin shumë të ekspozuar”, ka thënë Mourinho për “Zëri i trajnerëve”.

    Kujtojmë që Barcelona në ndeshjen e kthimit arriti ta mposhtë 1:0 Interin, por ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për Blaugranat që të kalojnë në finale e Madridit.

    Interi arriti që në finale ta mposht Bayernin dhe atë vit fitoi të gjithë titujt e mundshëm./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!