×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi nuk ndalet, i shënon supergol kryesuesve të kampionatit turk

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 16:37

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar përsëri gol për klubin e tij Rizespor.


    Skuadra e Rizesporit është duke u përballur për momentin me kryesuesit e ligës, Basaksehir, shkruan Reporteri.net

    Muriqi shënoi një gol të bukur në minutën e 62-të të ndeshjes.

    Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, atëherë diferenca ndërmjet Basaksehirit dhe Galatasarayt do të jet vetëm dy pikë.

    Kujtojmë që tani Vedat Muriqi numëron plot 13 gola e 7 asiste për klubin e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!