×
  • Sport
  • Sport

    NBA, fitojnë Golden State dhe Oklahoma

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 16:09

    Skuadrës kampione në fuqi i duhet të mbrojë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit kështu që asaj i duhen fitores si ajo ndaj Memphis me rezultatin 118-103.


    Grizzlies në 3 periodat e para të ndeshjes u duk se po bënte viktimë të saj edhe Golden State pas Houstonit, Portland, Utah dhe Oklahoma City, por kalifornianët nuk ishin shumë dakord me këtë situatë dhe e kthyen sfidën në favor të tyre.

    Kevin Durant shkëlqeu në këtë ndeshje me 28 pikë të shënuara, 7 nga të cilat i shënoi në rezultatin e pjesshëm 9-0 të periodës së fundit. 28 pikë shënoi edhe Stephen Curry që po vjen gjithnjë e më në formë për fazën e playoffit.

    Për Memphis nuk mjaftuan 22 pikët e Mike Conley që bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Grizzlies duke kaluar Marc Gasol, për të evituar këtë disfatë që është e pesta radhazi kundër Golden State, transmeton TCH.

    Oklahoma i falet Paul George, Steven Adams dhe Russell Westbrook për të fituar ndaj indianës me rezultatin 107-99.

    Të tre këta basketbollistë shënuan së bashku 73 pikë në një ndeshje ku Oklahomës në periodën e tretë iu desh të kryejë një përmbysje të madhe në rezultat duke regjistruar edhe nje rezultat të pjesshëm rekord 24-0 duke e cuar rezultatin nga 48-58 në 72-58.

    Me disavantazhin e 14 pikëve, Indiana u përpoq që të rikthehej në lojë dhe arriti ta reduktojë atë falë Sabonis, McDermott, Turner dhe Evans.

    Në periodën e fundit filloi të shfaqej edhe Bogdanovic, por ishte shumë vonë pasi Oklahoma ia doli të të administrojë avantazhin e krijuar duke marrë këtë fitore që e ndihmon për klasifikimin dhe moralin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!