Lakers dhe Warriors kanë shënuar ndër fitoret më bindëse të sezonit duke mposhtur Pelicians respektivisht Charlotte Hornets.


Lakers mposhtën bindshëm New Orleans Pelicians me rezultat të thellë 130 – 102 në një ndeshje që e mbyllën dilemën e fituesit qysh në çerekun e tretë duke shënuar plotë 44 pikë, shkruan Reporteri.net

Më të mirët për Lakers ishin Rajon Rondo i cili kontriboi me 24 pikë dhe Javel McGee i cili pati një double-double me 23 pikë dhe plot 16 asistime.

Reklamë

Në anën tjetër Warriors deklasuan Hornetsat duke i mposhtur ata 137 – 90, me 47 pikë epërsi.

Si zakonisht Steph Curry ishte MVP i ndeshjes duke shënuar plot 25 pikë, 6 asistime e 5 kërcime i pasuar nga Klay Thompson i cili shënoi 24 pikë.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Reklamë

San Antonio Spurs – Sacramento Kings 106 – 113

Denver Nuggets – Washington Wizards 90 – 95

Los Angeles Clippers – Memphis Grizzlies 113 – 96
/Reporteri.net