×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës ndaj Anglisë dhe Luksenburgut do të luhen në Rahovec

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 17:26

    Ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në basketboll ndaj Anglisë e Luksemburgut do të mbahen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, këtë e ka bërë të ditur Drejtoresha në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, Bjondina Kleqka, shkruan Reporteri.net


    Ajo përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ashtu siç ishte paraparë që ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll ndaj Anglisë e Luksemburgut do të mbahen në palestrën “Mizahir Isma”.

    Ajo tutje ka treguar që kjo ndeshje organizohet nga Federata Basketbollit të Kosovës dhe Komuna e Rahovecit sipas Kleqkës, ka siguruar Federatën se do jemi në dispozcion për një organizim sa më dinjitoz dhe se shtëpia e Rahovecit është edhe shtëpi e Kosovës.

    Postimi i saj i plotë:

    Ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës do të mbahen!

    Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, ndjej për obligim të ju njoftoj se ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll ndaj Anglisë e Luksemburgut do të mbahen në palestrën “Mizahir Isma” ashtu siç është paraparë.

    Këtë ndeshje e organizon Federata Basketbollit të Kosovës dhe Komuna e Rahovecit e ka siguruar Federatën se do jemi në dispozcion për një organizim sa më dinjitoz dhe se shtëpia e Rahovecit është edhe shtëpi e Kosovës.

    Falënderojmë KB Rahovecin që ka shprehur interesim për organizim dhe na vjen keq që është tërhequr, megjithatë ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo klub sportiv, siç edhe e kemi dëshmuar deri sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!