×
  • Sport
  • Sport

    Në Mal të Zi u pritën me racizëm, por “Dardanët” u premtojnë mikpritje anglezëve

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 10:31

    Viktima e fundit e racizmit, anglezi Raheem Sterling, kishte një parandjenjë se do të haste në diçka të tillë kur me Përfaqësuesen e tij do ta vizitonte Podgoricën për t’u ndeshur me Malin e Zi.

    Idenë e kishe krijuar nga fyerjet që mori kolegu i tij Danny Rose, në një ndeshje më të rinjtë në Serbi, vite më parë.

    Dhe kjo ngjau. Sterling u fye në baza raciste nga tifozët malazez të hënën mbrëma. U fyen edhe disa bashkëlojtarë të tij për shkak të ngjyrës tjetër të lëkurës.

    Të mërkurën për mediat britanike ai ka thënë se kjo është e pritshme për të dhe për të tjerët kur i vizitojnë vendet e Evropës Lindore e asaj Juglindore, e ku, sipas tij, toleranca racore është në nivelin më të ulët.

    Pjesë e këtij rajoni që ka përmendur Sterling është edhe Kosova, dhe në nëntor Anglia do të vijë në Prishtinë për ndeshje eliminatore për “Euro 2020”. Por bazuar në atë që thonë tifozët e Përfaqësueses së Kosovës “Dardanët”, ai do të befasohet për të mirë. Do të ketë mikpritje për të dhe për anglezët e tjerë, madje edhe përkrahje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!