Anglia dhe Argjentina po zhvillojnë një duel të fortë dhe taktik në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, me asnjë gol të shënuar pas 30 minutave lojë.
Përballja në Atlanta ka nisur me shumë tension. Që në minutën e 3-të, një ndërhyrje e Enzo Fernandez ndaj Andersson shkaktoi përplasje mes lojtarëve, ndërsa Jude Bellingham dhe Leandro Paredes patën një debat në distancë.
Anglia ka qenë më kërkuese në minutat e para, duke ushtruar presion të lartë dhe duke e vështirësuar daljen e Argjentinës nga gjysmëfusha e saj.
Në minutën e 14-të, “Tre Luanët” krijuan mundësinë e parë të mirë, kur Gordon depërtoi mes disa kundërshtarëve, por mbrojtja argjentinase ndërhyri në momentin e fundit.
Një minutë më pas, Argjentina provoi përmes një kundërsulmi të shpejtë, por krosimi i Julian Alvarez në zonë nuk gjeti asnjë bashkëlojtar.
Në minutën e 19-të, James tentoi një pasim në zonën e rreptësisë, por topi përfundoi në duart e portierit argjentinas.
Mundësia më e mirë e Argjentinës erdhi në minutën e 28-të. Lionel Messi pranoi një top të mirë nga Julian Alvarez, por nuk arriti ta finalizojë aksionin.
Pas 29 minutash lojë, të dyja skuadrat ende nuk kanë regjistruar asnjë gjuajtje në portë, teksa mbrojtjet po tregohen shumë të kujdesshme dhe nuk po lënë hapësira.
Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Botës, ku e pret Spanja.