Borussia Dortmund u rikthye në vend të dytë, pas fitorës së Bayernit 4-1 ndaj Dusseldorf, sidoçoftë gjigantët ‘Bavarez’ mbetëm disi të shqetësuar nga një lëndim i çuditshëm që pësoi Manuel Neuer.


Në minutën e 52-të të ndeshjes, portjeri gjerman tentoi të spastroj një pasim mbrapa por humbi drejtpeshimin e momentit me top, shkruan Reporteri.net

Menjëherë pas asaj, Neuer sinjalizoi nga banga rezervë dhe kërkoi që të zëvendësohet, anipse nuk kishte nevojë për asistencë.

Reklamë

Bayerni ende nuk ka komunikuar prognozën e lëndimit, sidoçoftë frika e tifozëve në mediat sociale është se Neuer ka pësuar një rikthim të dëmtimit i cili e mbajti atë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit 2017/18./Reporteri.net/