Astrit Hasani u zgjodh President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në Kongresin e mbajtur në Kishinjev të Moldavisë ku do të mbahet edhe Kampionati Evropian i Peshëngritjes.

Përballë Hasanit ishte Presidenti në detyrë, Antonio Conflitti.

Titullari i Federatës së Peshëngritjes në Kosovë, u bë i pari shqiptar që do të drejtojë një federatë sportive evropiane.

Reklamë

Prej vitit 2016, Hasani ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes./gazetasi/