×
  • Sport
  • Sport

    Një tjetër yll i Përfaqësueses së Kosovës humb sezonin për shkak të lëndimit

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 16:18

    Pasi u konfirmua ditë më parë se sezoni për Benjamin Kolollin kishte përfunduar, tani është konfirmuar edhe humbja e një tjetër ylli të Kosovës për shkak të lëndimit. Bëhet fjalë për anëtarin e Lazios, Valon Berishën.


    Prej se u transferua në Lazio, Valon Berisha është përballur me lëndime të njëpasnjëshme, duke mos mundur ta kapë formën të cilën po e gëzonte në Salzburg, shkruan Reporteri.net

    Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është operuar në gju dhe do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta së paku deri në korrik.

    Berisha u transferua në Lazio për 7 milionë euro, por nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e trajnerit Inzaghi.

    Ai ka thënë se pret të kthehet shpejt.

    “Shpresoj të kthehem sa më shpejt”, ka shkruar Valoni në rrjetet sociale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!