×
  • Sport
  • Sport

    Nuk aktivizohet në Chelsea por ftohet nga Anglia

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 18:31

    Callum Hudson-Odoi, talenti 18-vjeçarë i Chelseas është ftuar sot nga Kombëtarja Angleze madje duke mos luajtur fare asnjë ndeshje në U21.

    Odoi ishte ftuar këtë javë për grupmoshat U21 por duke qenë se në momentin e fundit disa lojtarë u larguan nga Kombëtarja për shkak të lëndimeve atëherë Gareth Southgate kishte vendosur ta ftonte supertalentin e Chelseas, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri i ka dhënë Odoit vetëm 119 minuta në Premier League.

    Tek ky vendim ka ndikuar edhe asistenti i trajnerit të Anglisë, Steve Holland, i cili ka qenë asistent në Chelsea për një kohë të gjatë, duke qenë se ai njeh mjaftë mirë talentin e yllit të ri të Chelseas./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!