×
  • Sport
  • Sport

    Nuk kanë të ndalur “bombardimet” sonte, pas Rashicës është Memushaj që realizon një perlë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 23:01

    Ledian Memushaj ka shënuar golin e parë me fanellën e Peskarës për këtë sezon, por këtë herë vlonjati ka shfrenuar gjithë fantazinë e tij.


    Një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, ka përfunduar në rrjetën e Palermos. Rezultati ndodhet në shifrat 3-2, ndërsa ky ishte goli që po sjell barazimin për ekipin e Peskarës.

    Padyshim një moment lehtësimi ky për Memushajn, që ka pasur shumë luhatje në formën e tij. Ky duket të jetë momenti i shqiptarëve në Europë, teksa pas kryeveprës së Rashicës, një tjetër identike vjen edhe nga Memushaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!