×
  • Sport
  • Sport

    Nuk mjafton një Ronaldo, Ajaxi eliminon Juvenusin nga Liga e Kampionëve

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 23:05

    Ajaxi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve brilante ndaj Juventusit në çerekfinale, duke e eliminuar “Zonjën e vjetër” në proces, e cila po shpresonte që me transferimin e Cristiano Ronaldos do ta thyente mallkimin në garën më prestigjioze evropiane për klube.


    Van de Beek dhe De Ligt shënuar në fitoren e Ajaxit 2:1 ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Torino të martën, pasi ndeshja e parë në Amsterdam kishte mbaruar baras 1:1.

    Për Juventusin shënoi Cristiano Ronaldo në pjesën e parë por siç duket ‘bardhezinjëve’ nuk i mjaftoi vetëm një Ronaldo.

    Holandezët kalojnë në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve.

    Në gjysmëfinale presin fituesin e takimit Manchester City – Tottenham Hotspur (0:1) e cila zhvillohet nesër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!