×
  • Sport
  • Sport

    Nuk po kryen punë as Zidane, Reali humbet nga Valencia

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 23:48

    Zinedine Zidane e ka përjetuar humbjen e parë që prej se u kthye në krye të Real Madridit në fillim të marsit, pasi u mund 2:1 nga Valencia në La Liga të mërkurën.


    Zidane u kthye me fitore duke e mundur Celta Vigo, e më pas edhe Huescan në dy ndeshjet e tij të para, por u ndal në ndeshjen e tretë nga Velancia në Mestalla.

    Goncalo Guedes dhe Ezequiel Garary shënuan për triumfin e rëndësishëm të Valencias, e cila tani i afrohet në vetëm një pikë vendit të katërt, Getafes, në përpjekje për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    Portugezi Guedes shënoi për epërsinë e vendasve në minutën e 35-të, kur u asistua nga Soler.

    Më pak se dhjetë minuta para fundit, Garay e dyfishoi epërsinë e Valencias duke shënuar me kokë pas një harkimi nga këndi të Dani Parejos.

    Karim Benzema e shënoi golin e vetëm të Realit në këtë takim në minutën e katërt të kohës shtesë, duke realizuar me kokë, por shumë vonë për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

    Kjo ishte humbja e nëntë e Madridit këtë sezon, që ngel në pozitën e tretë me 57 pikë, dhjetë më shumë se Getafe dhe 13 më pak se lideri dhe rivali Barcelona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!