×
  • Sport
  • Sport

    Nxënësi i Guardiolas, Murici më shumë pasime se 10 lojtarë të Bullgarisë

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 20:19

    Përfaqësuesja e Kosovës e nisi me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.


    Kosova ishte më e mire në fushë dhe kishte me shumë raste shënimi, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe në fund barazuan 1-1 ndaj Bullgarisë në “Fadil Vokrri”.

    Nëse shohim statistikat, Kosova dominoi totalisht duke e patur topin në pronësi 62% të kohës, kurse Bullgaria 32%. Lojtari me më së shumti pasime në ndeshje Amir Rrahmani (89 pasime), pastaj mbrojtësi tjetër Fidan Aliti (78 pasime). I treti me radhë është Hekuran Kryeziu (40 pasime), pas tij është Mërgim Vojvoda (39 pasime).

    Por, ajo që quditi më së shumti ishte renditja e Arijanet Muricit. Portieri i Kosovës u rendit si lojtari i pestë me më së shumti pasime te Kosova(36 pasime, me saktësinë më të lartë prej 97%). Madje, 19 vjeçari në këtë aspekt la prapa dhjetë futbollistë të Bullgarisë, vetëm Todor Nedelev kishte më shumë pasime.

    Se sa shumë e dominoi Kosova këtë ndeshje dhe se sa ka siguri në vete portieri i jonë, e dëshmon më së miri edhe kjo foto nga ndeshja, ku Murici shihet në mesin e fushës.

    Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ishte pyetur për daljet e shpeshta dhe lojën me këmbë të portierit, por Challandes kishte deklaruar se Murici është produkt i Pep Guardiolas dhe se ky është futbolli modern./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!