Pa Xhakën s’ka party për Arsenalin, mposhtet nga Evertoni

Arsenal ka pësuar humbje minimale nga skuadra e Evertonit me rezultat 1 – 0.


Golin e vetëm për vendasit e shënoi Phil Jagielka në minutën e 10-të te takimit, gol ky që mjaftoi që Evertoni në fund t’i arkëtonte tre pikët, shkruan Reporteri.net

Arsenali kështu bën hap fals në rrugën për në garat e Ligës së Kampionëve pasi që Chelsea dhe Unitedi janë duke i qëndruar pas gjatë gjithë kohës.

Me këtë humbje Arsenali gjendet në pozitën katërt, pozitën e saj të preferuar. Ata grumbullojnë plot 63 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në pozitën e pestë.

Kujtojmë që lufta për titullin e kampionit dhe lufta për garat për pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve, në Angli nuk ka qenë kurrë më interesante sesa këtë vit./Reporteri.net