×
  • Sport
  • Sport

    “Paguani 130 milionë euro dhe ai është i juaji”, gjigantët europian në alarm

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 23:53

    Real Madrid, Chelsea, Barcelona dhe Manchester United janë në garë të ashpër për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

    Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis nuk do ta lejojë të largohet për një çmim të lirë dhe është duke kërkuar një shumë rekorde për një mbrojtës, shkruan Reporteri.net

    Ai i ka vënë çmimin 130 milionë euro Senegalezit dhe ka thënë se ai klub që e do lojtarin kryesor të skuadrës së tij do të duhet të paguajë rreth 130 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.

    Manchester United shihen si favoritët kryesorë për t’i siguruar shërbimet e 27-vjeçarit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!