Ndeshja mes Kanadasë dhe Bosnje e Hercegovinës ka përfunduar me barazim 1-1, në një duel të fortë dhe me shumë raste në të dyja portat.

Kanada e nisi sfidën me presion të menjëhershëm, duke fituar goditje këndi që në minutën e parë, por pa arritur të konkretizojë rastet e para të krijuara. Në minutën e 16-të, David humbi një mundësi të artë për shënim, duke dështuar përballë portierit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Bosnje dhe Hercegovina kaloi në avantazh në minutën e 21-të, kur Lukic shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke zhbllokuar rezultatin 0-1.

Reklamë

Në pjesën e parë, Kanadaja krijoi disa raste të tjera të rrezikshme, por pa saktësinë e duhur në finalizim, ndërsa Bosnja u mbrojt me organizim dhe rrezikoi në kundërsulme.

Pjesa e dytë nisi me intensitet të lartë, ku Kanadaja iu afrua disa herë golit. Në minutën e 53-të, Laryea goditi traversën, ndërsa Kolasinac largoi topin mbi vijën fatale, duke shpëtuar Bosnjën nga barazimi.

Bosnja pati rast të artë në minutën e 54-t, por Demirovic u ndal nga portieri kanadez.

Presioni i vazhdueshëm i Kanadasë u shpërblye në minutën e 79-të, kur Larin shënoi për 1-1 me një gjuajtje të fortë, duke rikthyer ekuilibrin në ndeshje.

Në minutat e fundit, Kanadaja kërkoi përmbysjen dhe Larin iu afrua golit të fitores në kohën shtesë (90+6’), por tentativa e tij u ndal nga mbrojtja boshnjake.

Reklamë

Sfida u mbyll 1-1, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit dhe me shumë emocione. /Reporteri.net/